INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që Nora është arratisur me vajzën për pushime pas ndarjes, Robert Berisha është i fokusuar diku tjetër! [FOTO]

Ndërkohë që Nora është arratisur me vajzën për pushime pas ndarjes, Robert Berisha është i fokusuar diku tjetër! [FOTO]

Publikuar më: 18:45 01-09-2019

Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte, por njëkohësisht edhe me zhvillime në jetën private, Nora Istrefi i ka dedikuar pak kohë vetes dhe personit më të shtrenjtë të saj. Këngëtarja ka marrë rrugë drejt Turqisë, bashkë me Renée.Nënë e bijë kanë zgjedhur një prej resorteve më të mira në bregdetin turk për disa ditë pushimesh. Nora nuk ka thënë as edhe një fjalë të vetme duke preferuar që mesazhet t’i përcjellë në këtë formë indirekte, përmes fotografive të përbashkëta me Renée.

ORUA.jpg

 

E ndërkohë që Nora dhe Renée ndodhen me pushime, Robert Berisha është i fokusuar te karriera e tij. Pas koncerteve të verës, ai i ka njoftuar fansat se do të performojë në Londër më datën 21 të këtij muaji dhe më 28 shtator në Helsingbort të Suedisë, së bashku me Elvana Gjatën, Ledrin dhe Shkurte Gashin.

berti.jpg

shkurt.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040860176086426