INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që Noizy po korr sukses me këngën e re, Fero e akuzon për kopjim! [VIDEO]

Ndërkohë që Noizy po korr sukses me këngën e re, Fero e akuzon për kopjim! [VIDEO]

Publikuar më: 14:34 09-06-2020

Përveç muzikës që bën, ai njihet edhe për tipin rebel dhe shpërthimet e ndryshme që bën në rrjetet sociale. Është fjala për reperin e njohur, Fero, i cili dy ditë më parë publikoi disa video teksa akuzonte konkurrentët që i kanë vjedhur shprehitë dhe fjalët që ai përdor në tekste, e përditshmëri.

Në postimet e tij, Fero pretendonte se fjala “adrenalinë” është përdorur fillimisht nga ai, madje e ka përdorur edhe si titull në albumin e realizuar prej tij.

“Që tani e tutje, kur të përdor ndonjë fjalë të re do ju lajmëroj që kjo është fjala ime e re dhe nuk do e përdorni… Po hajt meqë jeni djemtë e mi nuk po jua quaj si ndonjë gjë të madhe.”- ishin fjalët e reperit kosovar.

E të gjithë menduan se këtë status e ka për reperin e dashur për publikun, Noizy. Ky i fundit ka publikuar para pak ditësh këngën e titulluar “Adrenalina” në bashkëpunim me reperin Mato Lale.

Duket se 22-vjeçarit nuk i doli inati me aq. Së fundmi Fero ka publikuar disa video të tjera në “Instastory”, ku hedh fjalë “me kunja” dhe mendohet t’i adresohet përsëri Noizyt.

“E tash jo adrenalina, jo një fjalë tjetër, hajde tash kush e di fjalën “go kart”? Çka i bie fjala “go kart”? Kush e din i jap paret.”- janë fjalët e reperit në videot e publikuara.

Sipas Feros, Noizy ia ka kopjuar atij fjalën “adrenalinë” dhe fton të gjithë ata që do e njohin fjalën e përmendur nga 22-vjeçari në video, do kenë një shpërblim nga ai në para. Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga Noizy në lidhje me këto video

Article Logic
Execution time: 0.0023989677429199