INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërhyrjet e Edi Ramës në qeverinë kosovare/ Ramush Haradinaj i tregon vijën e kuqe

Ndërhyrjet e Edi Ramës në qeverinë kosovare/ Ramush Haradinaj i tregon vijën e kuqe

Publikuar më: 08:45 08-02-2019

Ndërhyrjet e kryeministrit Edi Rama, në qeverinë e Kosovës(deklaratat, takimet me zyrtarë të jashtëm), nuk janë mirëpritur nga kryeministri kosovarë, Ramush Haradinaj, i cili ka vendosur t'i tregojë Ramës vijnë e kuqe.

Haradinaj, i qenë prezentë në televizionin “T 7”, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“E respektoj mendimin e secilit. Rama le të thotë të vetat. Përgjegjësia e tij është Shqipëria. E shoh në rregull deri tani, por nuk duhet t’i japë vetes më shumë ngarkesë sa mund të mbajë. Ne jemi vetë këtu vendimmarrës,”- është shprehur Ramush Haradinaj. /INTv.al

Article Logic
Execution time: 0.0032708644866943