INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja me Olsin është 'skemë' për t'u bërë pjesë e 'BBVIP'? Ja si përgjigjet Egli Tako

Ndarja me Olsin është 'skemë' për t'u bërë pjesë e 'BBVIP'? Ja si përgjigjet Egli Tako

Publikuar më: 16:28 06-12-2023

Që jemi njerëz që i kemi qejf "dramat", kjo është pak por e sigurtë, nisur nga fakti se edhe aty ku nuk ka, mund ta krijojmë shumë lehtësisht një të tillë. Këtë herë, "pre" e dramave të showbiz-it duket se kanë rënë Olsi Bylyku dhe Egli Tako, që sic mund ta dini i kanë dhënë fund lidhjes disa muaj më parë, histori kjo që është përfolur gjërësisht në rrjetet sociale dhe mediat rozë, madje edhe nga vetë protagonistët.

Gjithsesi tani, disa muaj pas ndarjes, po qarkullon një "teori" e re, që është diskutuar edhe ditën e djeshme në studion e "Shqipëria Live". Paneli i krijuar në studio në lidhje me edicionin e ardhshëm të reality show-t, ku janë diskutuar edhe konkurrentët e mundshëm, po ashtu ka folur edhe për një "skemë", ku në qendër janë Olsi dhe Egli.

Kështu, duke qenë se Olsi është një nga personazhet më të përfolur për t'u bërë pjesë, mes gazetarëve u tha se Egli do të "përdoret" që edhe ajo të bëhet pjesë e këtij edicioni, në të njejtën mënyrë si Bora me Donaldin në sezonin e parë. Madje edhe ndarja e tyre, mund të jetë bërë me këtë qëllim.

Gjithsesi, zërat i ka hedhur poshtë aktorja, e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory i quan fjalët si "telenovelë indiane", duke mohuar cdo pretendim.

Article Logic
Execution time: 0.0026731491088867