INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasagjeri bën ushtrime matematike, avioni ndal në panik.

Pasagjeri bën ushtrime matematike, avioni ndal në panik.

Publikuar më: 18:31 08-05-2016

Një ekonomist i “Ivy League” i dyshuar për terrorizëm, u shoqërua jashtë avionit të American Airlines pasi një pasagjer tjetër gabimisht pa ekuacionet matematikore që ai po shkruante.

Ekonomisti Italian Guido Menzio, 40, ishte nisur drejt Sirakusës për të marrë një fluturim drejt Ontarios, ku do jeptenjëprezantim në Universitetin “Queen”. Pasagjeri tjetër pasi e pa atë i dha një shënim njërës nga stjuardeset ndërkohë që mundohej të mbante me muhabet Z. Menzio i cili ishte tepër i fokusuar në zgjidhjen e ekuacioneve të cilat ai do i prezantonte në universitet, sipas Washington Post.

Avioni mbeti ne pistë për një periudhë të gjatë kohe ndërkohë që personeli shoqëroi Z. Menzio jashtë avionit.

Edhe pse Mr. Menzio tha që ai ishte trajtuar me respekt, ai kritikoi protokollet e kompanisë ajrore të cilat dështuan të mblidhnin inteligjence të mjaftueshme në situata të tilla. “Kompania ajrore ka një protokoll sigurie që është tepër  i ngurtë, në kuptimin që në qoftë se bilbili bie cdo gjë ndalon pa asnjë kontroll dhe mbështetet ne të dhënat e ardhura nga njërëz që mund të jenë totalisht në errësirë.” – tha ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617