INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
#NDAJDASHURI @Telekom Community Store!

#NDAJDASHURI @Telekom Community Store!

Publikuar më: 17:38 15-02-2016

Një Shën Valentin ndryshe rezultoi ky 14 shkurt për të gjithë ata që iu bashkuan eventit #NDAJDASHURI @Telekom Community Store.

Një hapësirë inovative, e gjendur në zemër të bllokut, e cila mirëpriti në ambjentin e saj, shumë të dashuruar pas muzikës së tre të ftuarve special siç ishin artistët e dashur Butrin Imeri, Young Zerka dhe Samanta Karavella.

Por kjo nuk ishte gjithçka pasi një e ftuar akoma më speciale, e cila mbajti gjallë festën me batutat e ëmbla siç i kanë hije festës, ishte Fatma jonë e Fun Day. Ndonëse jashtë studios së saj shumëngjyrëshe, Fatma ia doli që edhe në këtë event, t'i ngacmonte pak të ftuarit por edhe të pranishmit me pyetje pikante. 

Një tjetër detaj që ra në sy ishte entuziazimi i fansave që kishin ardhur për të ndjekur nga afër idhujt e tyre. Me telefonat në duar, ishin ato që shërbyen si kor mbështetës për artistët, të cilët duhet thënë ua shpërblyen jo vetëm me repertorin që kishin zgjedhur të performonin, por edhe me video e foto të shumta live.

Duke qenë se ardhjet në Tiranë i ka pak më të rralla, Butrinti u ngjit edhe një herë të dytë në skenën e improvizuar, këtë rradhë për t'i dhuruar tre prej fanseve nga një tullumbac me autografin e tij. Një gjest ky vërtetë i bukur, pasi ashtu siç u shprehën edhe vetë artistët në intervistat me Albin për IN Report, që ju do t'i shihni shumë shpejt, dashuria më e madhe për ta janë ato që mbështesin dhe pëlqejnë muzikën e tyre, fansat. 

Me pak fjalë shumë dashuri u shpërnda @Telekom Community Store, në fund të fundit ai ishte qëllimi! 

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553