INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta lideri historik Fidel Castro, Kuba në zi

Ndahet nga jeta lideri historik Fidel Castro, Kuba në zi

Publikuar më: 12:14 26-11-2016

Fidel Castro, ish-presidenti i Kubës dhe lideri i revolucionit komunist, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë televizioni shtetëror, si dhe vëllai i tij Raul Castro.

“I dashur popull i Kubës, me dhimbje të thellë informojmë popullin tonë, miqtë e Amerikës dhe të botës se në datën 25 nëntor në orën 22:29 ka ndërruar jetë komandanti dhe kreu i revolucionit Kuban Fidel Castro Ruz.

Fidel Castro ishte lider i Kubën gjysmë shekulli dhe e bëri atë si një shtet një-partiak, e kjo para dorëzimit të pushtetit të vëllait të tij, Raul në vitin 2008, njofton BBC.

Mbështetësit e tij e vlerësuan atë si një njeri që kishte dhënë për shumë për Kubën. Por, kundërshtarët e tij e akuzonin se e shtypte brutalisht opozitën.

Fidel Castro do të mbahet mend gjithashtu si udhëheqësi jo monark më afatgjatë i shekullit të 20-të.

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176