INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta ish-diktatori i Panamasë

Ndahet nga jeta ish-diktatori i Panamasë

Publikuar më: 11:53 30-05-2017

Ish-diktatori i Panamasë Manuel Noriega, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Noriega ka qenë president dhe diktator i Panamasë nga vitet 1983 deri në 1989.

Ardhja e tij në pushtet ishte fal mbështetjes së SHBA, por në viteve 80 nga mik e kthehu në armik Washigtonin, pasi këta të fundit mësuan se Manuele i kishte spiunuar për agjencinë amerikane CIA dhe po në të njëjtin periudhë SHBA bëri të mundur rrëzimin e qeverisë së tij.

Në vitin 1989 u burgosë në SHBA për akuzat e drogës dhe pastrimit të parave dhe pas lirimit u burgosë përsëri në Panama për vrasje, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pas daljes nga burgu i Panamasë u diagnostikua me tumor në tru sëmundje e cila i mori dhe jetën.

Noriega do të mbahet mend si një diktator i cili dhunoi të drejtat e njeriut e për më tepër do te kujtohet për rolin e tij në biznesin e narkotrafikut, ku ai bashkëpunoi me trafikantë si Pablo Escobar.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721