INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta aktori i njohur turk, “ERTUGRUL” dhe Halime reagojnë për vdekjen e tij, ja çfarë thonë! [FOTO]

Ndahet nga jeta aktori i njohur turk, “ERTUGRUL” dhe Halime reagojnë për vdekjen e tij, ja çfarë thonë! [FOTO]

Publikuar më: 19:39 28-05-2018

Ertugruli e paska patur dhe shok klase! 

Një ndër serialet më të ndjekur turq është edhe “Ertugrul” fansat e të cilit kanë marrë një lajm të hidhur ditën e djeshme, pasi, aktori i famshëm i serialit turk ka ndërruar jetë.

Arda Oziri, në rolin e 'Goktug', kishte parë së bashku me mikun e tij ndeshjen e Champions League dhe kur ndeshja ka përfunduar, është kthyer me motorr në shtëpinë e tij. Mirëpo gjatë rrugës, ai ka pësuar një aksident që i ka kushtuar jetën.

Lajmin e hidhur e bën të ditur miku i tij, i cili në një postim në Instagram ka publikuar bisedën e fundit me mikun e tij në Ëhatsapp.

Vdekja e papritur e aktorit të ‘Ertugrul’, ‘Goktug’, ishte një humbje e madhe për të gjithë, sidomos për kastin e aktorëve që kanë punuar me të. Shumë prej tyre kanë shprehur ngushëllimin në rrjetet sociale, ku kanë treguar se kjo humbje ishte shumë e dhimbshme.

“Humbëm vëllain, shokun e klasës dhe mikun Arda Oziri. Jemi shumë të pikëlluar. Nuk gjej fjalë. Qoftë i parajsës”, tha Duzyatan, aktori kryesor i ‘Ertugrul’.

Edhe ‘Halimeja’ ka shprehur trishtimin e saj për këtë humbje të parakohshme.

“Të gjithë jemi shumë të pikëlluar, u prehsh në parajsë vëlla”,- ka shkruar Esra Bilgiç.

bilg.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549