INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ndahen Klodi dhe Elijona? Ky DETAJ flet shumë

Ndahen Klodi dhe Elijona? Ky DETAJ flet shumë

Publikuar më: 13:09 21-09-2026

Ajo që prej disa javësh mbeti në kuadrin e aludimeve, tashmë duket se ka marrë një tjetër drejtim. Klodi dhe Elijona kanë bërë një veprim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka rikthyer fort zërat për një ndarje mes tyre.

Dyshja nuk ndiqet më në Instagram, ndërsa fotografitë e përbashkëta janë zhdukur nga profilet e tyre. Ky ndryshim në rrjetet sociale vjen pas javësh gjatë të cilave ata kishin shmangur komentet e drejtpërdrejta për statusin e marrëdhënies.

Më herët, të dy kishin lënë të kuptohej se ishin të fokusuar te angazhimet profesionale, karriera dhe familja, duke mos konfirmuar apo mohuar zërat për një krizë në çift.

Në të njëjtën periudhë, Klodi përfundoi xhirimet e sezonit të dytë të “The 50 Italia”, reality show i Prime Video ku ai është pjesë e kastit prej 50 konkurrentësh. Pas përfundimit të angazhimit, ai është rikthyer në Itali, ndërsa Elijona vijon të jetë e angazhuar me lëvizjet dhe aktivitetet e saj.

Klodi dhe Elijona u lidhën pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4” dhe për një periudhë disa mujore u shfaqën shpesh bashkë, duke ndarë me ndjekësit momente nga marrëdhënia e tyre.

Tashmë, heqja e njëri-tjetrit nga Instagrami dhe fshirja e fotove të përbashkëta kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se historia e tyre mund të ketë marrë fund. Megjithatë, deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë publike për ndarjen.