INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahen çifti i famshëm i aktorëve turq dhe ''sebepi'' është ky aktor me origjinë shqiptare? Reagon aktorja e njohur [FOTO]

Ndahen çifti i famshëm i aktorëve turq dhe ''sebepi'' është ky aktor me origjinë shqiptare? Reagon aktorja e njohur [FOTO]

Publikuar më: 12:06 23-09-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. E një prej çifteve më të dashur për publikun ishin pikërisht Demet Özdemir dhe Seçkin Özdemir, por për fat të keq ata i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Disa javë pasi lajmi për lidhjen e tyre u bë publik në media, dy aktorët kanë fshirë të gjitha fotot që kanë së bashku në rrjetet sociale dhe kanë konfirmuar ndarjen.

dsv.jpg

 

Fansat menjëherë kanë nisur akuzat ndaj aktorit me origjinë shqiptare Can Yaman, i cili aktron përkrah aktores në serialin turk “Erkenci kuç”.

Sipas fansave, Seçkin është bërë xheloz për shoqërinë e tepruar të aktores me Can Yaman. Menjëherë ka reaguar edhe aktorja turke, e cila nënvizon se me kolegun e saj nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

bg.png

 

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Jemi vetëm miq. Nuk e kam tradhëtuar Seçkin. Ne e provuam shumë të ishim më shumë se miq, por nuk ndodhi!” – tregoi aktorja Demet Özdemir.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0026030540466309