INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Natë horrori për Kim K: E lidhin dhe e grabisin me armë në kokë! [FOTO]

Natë horrori për Kim K: E lidhin dhe e grabisin me armë në kokë! [FOTO]

Publikuar më: 10:04 03-10-2016

E paimagjinueshmja i ka ndodhur asaj që ndoshta është personazhi më i përfolur i epokës së Instagramit.

Kim Kardashian është rrëmbyer nën kërcënimin e armëve gjatë orëve të para të ditës së sotme në Paris. Mësohet se dy persona të veshur si policë, të maskuar dhe të armatosur, i kanë vjedhur bukuroshes 35 vjeçare bizhuteri me vlerën monstruoze të 11 milionë dollarëve. Sipas raportimeve, janë është vjedhur një kuti plot me bizhuteri me vlerë 6.7 milionë dollarë dhe një unazë me vlerë 4.5 milionë dollarë. Gjatë orës 2:30 të mëngjesit, dy kriminelët besohet se janë futur në ndërtesë dhe kanë prangosur rojen e natës. Ata më pas kanë hyrë në dhomën e Kim, e kanë kërcënuar me armë, e kanë lidhur dhe më pas e kanë mbyllur në banjo.

Mamaja e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e Kanye West mësohet se është shumë e tronditur dhe e shokuar, por fizikisht e paprekur. Fëmijët, 3 vjeçarja North dhe vogëlushi 10 muajsh Saint, besohet se nuk kanë qenë në dhomë gjatë momentit të grabitjes. Kanye u lajmërua ndërkohë që bëhej gati për të performuar në The Meadow Music and Art Festival në New York dhe menjëherë  e anulloi performancën. Daily Mail bën me dije se Kim dhe motra e saj Kourtney janë kthyer menjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438