INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nata e ndërrimit të viteve do të jetë ndryshe nga herë të tjera. Veliaj zbulon surprizat që do të ndodhin në Tiranë [FOTO]

Nata e ndërrimit të viteve do të jetë ndryshe nga herë të tjera. Veliaj zbulon surprizat që do të ndodhin në Tiranë [FOTO]

Publikuar më: 13:43 26-12-2018

Për festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës do të organizojë një koncert, për t'i shtuar më tepër ‘magji’ atmosferës festive, ku nuk do të mungojnë fishekzjarret, por edhe zërat më të mirë të muzikës, për të pritur 2019-n me energji pozitive.

dfhfgjdghj.JPG

“Kemi marrë masat që për Vitin e Ri, të sigurohemi që të jetë vetëm Bashkia e Tiranës ajo që hedh fishekzjarret. Kështu, edhe njerëzit kursejnë, por edhe nuk kemi atë histerinë me zhurma dhe plasje, që ndodh tipikisht në anët tona. Jam shumë i lumtur që kemi organizuar, siç bëmë mbrëmë, edhe një koncert për natën e 31 dhjetorit me disa nga artistët më të mirë, për të rifilluar punën në 1 janar me çekun e bebes, që këtë vit falë vendimit të qeverisë Rama është 8-fishi i asaj që jep Bashkia”,- deklaroi Veliaj sot, gjatë një takimi që pati me rastin e Krishtlindjeve me krerët e përfaqësive fetare në vendin tonë dhe të rinj vullnetarë.

dfhcghjghjf.jpg

Stafi i bashkisë, nënkryetarët dhe anëtarët e këshillit bashkiak zgjodhën që të uronin “Gëzuar Krishtlindjen” duke shërbyer drekën në mensën sociale në “Don Bosko”, ku përcollën mesazhin se kur ka vullnet dhe dëshirë, të gjithë bashkë mund të bëjnë gjëra shumë të mira. Kryebashkiaku Veliaj, në këtë ditë të shënuar, përcolli urimet edhe për besimtarët në selinë e Vëllazërisë Ungjillore në kryeqytet.

zdfhxfgjgh.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883