INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATA E BARDHË plot me surpriza/ Ja çfarë do të ndodhë sot në sheshin 'Skënderbej'

NATA E BARDHË plot me surpriza/ Ja çfarë do të ndodhë sot në sheshin 'Skënderbej'

Publikuar më: 13:13 29-11-2018

Kryeqyteti sot 24 orë në festë! Edhe këtë vit “Nata e Bardhë” do të vijë plot me surpriza. Bashkia e Tiranës ka menduar që këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 Nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive, ku në thelb të festimeve do të jetë historia e luftës kundër nazifashistëve. Më pas festa do të kurorëzohet me një mbrëmje në sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”.

Gjithçka është konceptuar si një festë 24-orëshe, për t’u mbyllur me spektaklin në sheshin “Skënderbej” nën ritmin e muzikës.

Përveç divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçe, në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.

sheshi_sot.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479