INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nasa dërgoi minj në hapësirë për të studiuar sjelljen e tyre dhe ja rezultatet...

Nasa dërgoi minj në hapësirë për të studiuar sjelljen e tyre dhe ja rezultatet...

Publikuar më: 12:41 17-04-2019

NASA ka dërguar minj në dhjetëra misione në hapësirë që nga viti 2014.

Në mënyrën e tyre, minjtë po kontribuojnë në përpjekjen e njerëzimit për të eksploruar Marsin.

Përpara se NASA të dërgojë njerëz drejt planetit të kuq, fillimisht dëshiron të zbulojë efektet që jep qëndrimi i gjatë në mikrogravitet në organizma të ngjashme me atë të njeriut.

NASA publikoi rezultatet e raportit të saj për një grup minjsh që kaluan 37 ditë në hapësirë dhe këtë raport e krahasuan me sjelljen e minjve në Tokë.

Shkencëtarët studiuan një video të sjelljes së kafshëve për të kuptuar sesi përshtateshin  me mungesën e peshës.

Fillimisht brejtësit dukeshin të hutuar. Pastaj shumë shpejt filluan të ecnin e të gjenin vendet e tyre, ndërsa filluan të hanin dhe vetë.

Minjtë madje zhvilluan një sjellje të re që shkencëtarët e quajtën "ndjenja e garës". Ata vraponin në zero-gravitet rreth habitatit të tyre sikur të ishte një rrotë brejtësi.

Pra, rezultatet treguan se minjtë në hapësirë bënë të gjitha gjërat që normalisht i bëjnë dhe në Tokë, si ushqyerja, rregullimi i pushit të tyre, dhe ndërveprimi me minj të tjerë.

Në fund të misionit të tyre, minjtë u kthyen në Tokë në gjendje të mirë. Ata peshonin po aq sa një grup minjsh në Tokë dhe trupi i tyre ishte në gjendje të shkëlqyer sipas NASA-s.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539