INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Narko Valdrini Jashtë Bashkisë’, PD shpërndan “fletë-rrufetë” në Shkodër, reagon Valdrin Pjetri

‘Narko Valdrini Jashtë Bashkisë’, PD shpërndan “fletë-rrufetë” në Shkodër, reagon Valdrin Pjetri

Publikuar më: 14:13 12-08-2019

Simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në Shkodër kanë shpërndarë në të gjithë qytetin pankarta e fletushka kundër kryetarit të dalë më 30 qershor për bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri.

Nëpër makina, institucione, lokale e rrugë janë vendosur pankarta ku shkruhet “Narko Valdrini jashtë Bashkisë”.

Prej kohësh PD akuzon Pjetrin se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke deklaruar se ai ka fshehur një dënim në Itali për drogë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Pjetri shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.

Ai shprehet se me anë të këtij akti po tentohet të largohet vëmendja nga abuzimet shumë-vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër.

pd4.PNG

pd12.PNG

pd1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032010078430176