INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nare' heq dorë nga aktrimi dhe i përkushtohet projektit të saj të ri [FOTO]

'Nare' heq dorë nga aktrimi dhe i përkushtohet projektit të saj të ri [FOTO]

Publikuar më: 21:28 28-05-2020

Aktorja Neslihan Atagul prej dy muajsh është vetëkarantuar së bashku me bashkëshortin e saj dhe ka ndërprerë xhirimet në serialin “Vajzat e ambasadorit”.

Nuk dihet ende kur do të rifillojë ky serial në televizionin turk, prandaj Neslihan ka vendosur të merret me diçka të re. Aktorja ka hequr dorë nga aktrimi për pak kohë, për t’ju përkushtuar projektit të saj të ri.

Neslihan do të publikojë një revistë online me titull “Hadsiz”.

Aktorja është shumë e emocionuar për këtë projekt të ri dhe revista e saj do të përmbajë tema interesante, intervista dhe të ftuar të famshëm.

Bëhet e ditur se revista do të publikohet në Instagramin e aktores në 1 qershor. Ajo e ka lënë surprizë emrin e të ftuarit të parë.

Tani e tutje aktoren do ta shohim më të përkushtuar në këtë projekt ndërsa rikthimi i saj në ekran mbetet i paditur për shkak të situatës së pandemisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154