INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na thoni çfarë foto profili keni, t’ju themi çfarë tipi jeni!

Na thoni çfarë foto profili keni, t’ju themi çfarë tipi jeni!

Publikuar më: 16:15 21-06-2018

Një studim i ri thotë se fotoja e profilit tregon se çfarë tipi jeni. Duke përdorur mijëra foto profili në Twitter, një skuadër ndërkombëtare me kërkues shkencorë zbuloi se gjurmë të personalitetit mund të gjenden shumë lehtë duke parë estetikën e fotos së profilit nëpër rrjetet sociale.

Në një raportim të quajtur “Analizimi i personalitetit përmes zgjedhjes së fotos së profilit në mediat sociale”, u morën për bazë më shumë se 66,000 përdorues të Twitter-it për të dalë në përfundimin se fotoja e profilit ka lidhje me të qenurit i kuptueshëm, i ndërgjegjshëm, i hapur, i mbyllur apo nevrik.

“Fotot e profilit janë një indikator i rëndësishëm i personalitetit të dikujt, pasi këto foto zgjidhen nga vetë personi për t’u përfaqësuar në botën e madhe të internetit”, thonë studiuesit, të cilët i ndanë fotot e profileve në dy kategori: tipare të përgjithshme të imazhit dhe tipare stilistike të fytyrës. Studiuesit analizuan ndryshimet në ngjyra, në prezantimin e fytyrës dhe shprehinë e saj. Më pas, panë me kujdes lidhjet mes fotove dhe personalitetit të përdoruesve të internetit.

U vu re se përdoruesit e Twitter-it që kanë një foto profili me cilësi estetike më të lartë (kontrast i rritur dhe më pak “blur”), janë tipa më të hapur. Ndërsa tipat më të ndërgjegjshëm kishin foto profili me më shumë ngjyra dhe dritë.

Edhe tipat me të cilët merresh vesh më lehtë kishin foto me ngjyra dhe dritë, ndërkohë që shprehnin emocione pozitive në fotot e tyre.

Në lidhje me tipat nevrikë, ata kanë foto të thjeshta dhe me shumë pak ngjyra. Gjithashtu, shumica prej tyre nuk preferojnë që në foton e profilit të tregojnë fytyrën.

Article Logic
Execution time: 0.0040397644042969