Java që lamë pas ishte padyshim e Rihannës.
Këngëtarja ishte më e komentuara në showbizin botëror pasi zbuloi barkun e rrumbullakosur duke ndarë lajmin për shtatzëninë e saj. Ylli i muzikës dhe partneri i saj Asap Rocky së shpejti bëhen prindër.
33-vjeçarja zbuloi se është duke shijar shtatzëninë e saj të parë në fotot e bëra së fundmi në Harlem. Mediat sociale shpërthyen kur ajo dha lajmin për shtatzëninë e saj në një fotosesion në New York javën e kaluar.
Në fotot, të shpërndara nga MailOnline, Rihanna dukej e shkëlqyeshme me veshje të dukshme. Ajo tregoi barkun e saj të rumbullakosur në një pjesë të sipërme me lidhëse dhe pantallona të çara me bel të ulët gjatë daljes së së dielës mbrëma.
Këngëtarja e hitit “Umbrella”, u sigurua se pamja e saj nuk ishte aspak e zakonshme, duke shtuar tutje syze dielli të zeza dhe varëse të gjata në qaf si aksesor.
Ndryshe, Rihanna dhe ASAP Rocky po planifikojnë të martohen në Barbados para lindjes së fëmijës së tyre.












31 Jan 2026 





