INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na e kishte mbajtur sekret! Këngëtari i njihur bëhet baba për herë të tretë me një nënë zëvëndësuese [FOTO]

Na e kishte mbajtur sekret! Këngëtari i njihur bëhet baba për herë të tretë me një nënë zëvëndësuese [FOTO]

Publikuar më: 12:41 07-09-2018

Robbie Williams dhe Ayda Field kanë njoftuar se janë bërë prindër për herë të tretë me anë të një nëne zëvëndësuese.Çifti i famshëm bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram. Ata mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Colette (Coco) Josephine Williams.

“Pra, ne kemi mbajtur një sekret shumë të veçantë! Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se jemi bërë me një vajzë të vogël. Mirë se erdhe në botë Colette (Coco) Josephine Williams. Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të arritur deri këtu prandaj e kemi mbajtur të fshehtë. Familja vjen në të gjitha format, dhe kjo zonjushë e vogël, e cila biologjikisht është e jona, ka kardhur në jetë me anë të një nëne zëvëndësuese, të cilës i jemi përjetësisht mirënjohës. Jemi të lumtur që kemi një vajzë kaq të bukur në jetën tonë dhe aq të bekuar që jetojmë në një botë që e bën këtë të mundshme. Ashtu si me Teddy dhe Charlie, ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e Coco dhe të na lejoni të rrisim ekipin prej 5 vetash”, ka shkruar Ayda Field nw Instagram. 

Lajmi vjen si një surprizë pasi ishte mbajtur sekret nga çifti. Ayda dhe Robbie janë tashmë prindër te Theodora Rose Williams, 5 vjeç dhe Charlton Valentine Williams, 3 vjeç.

 ergte.png

 

sei_24499839-614c-e1533657972582.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127