INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na duket neve apo e dashura e Ronaldos ka kopjuar Wanda Narën e Icardit? Shihni si kanë bërë ''xing''! [FOTO]

Na duket neve apo e dashura e Ronaldos ka kopjuar Wanda Narën e Icardit? Shihni si kanë bërë ''xing''! [FOTO]

Publikuar më: 22:18 02-10-2018

Ndoshta as që e njohin njëra-tjetrën, por ngjashmëritë midis Wanda Icardi dhe Georgina Rodriguez janë shumë. E fundit? I njëjta “look” në stadium.

Wanda Nara, gruaja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi, është një nënë në karrierë me 5 fëmijë për t’u kujdesur. Megjithatë, ajo është menaxhere e burrit të saj dhe këtë vit ajo është gjithashtu edhe opinioniste në emisionin sportiv “Tiki Taka”.

Edhe Georgina Rodriguez po kujdeset për rritjen e Alana Martinas, binjakët Mateu dhe Eva dhe të djalit të parë të kampionit portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo Jr.

Përveç pasionit të përbashkët për çanta luksoze, të dyja nuk humbasin një ndeshje të partnerëve të tyre dhe në stadium shfaqen me veshje të studiuara dhe shumë të vlerësuara nga tifozët dhe ndjekësit. Të fundit, janë shumë të ngjashme.

Wanda Icardi për të parë Inter-Cagliari në “San Siro” zgjodhi një bluzë të zezë ‘Elisabetta Franchi’, çizme ‘Stuart Weitzman’ dhe çantë të kuqe ‘Hermes’.

Të njëjtën ngjyrë edhe për Georgina Rodriguez, e cila në stadiumin “Allianz” në Torino, fokusohet në veshje shumë më të shtrenjta, ‘Balmain’, sandale ‘YSL’ dhe minibag ‘Prada’.

Ju si thoni, më mirë “kapitenia” e Interit apo ajo e Juventusit?! 

 

look.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889