INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na bëri sërish krenarë! Këngëtarja shqiptare mes artistëve më të dëgjuar për vitin 2020!

Na bëri sërish krenarë! Këngëtarja shqiptare mes artistëve më të dëgjuar për vitin 2020!

Publikuar më: 23:27 01-12-2020

Sipas shifave të vitit 2020 nga Spotify, Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë ndër artistët më të dëgjuar të vitit 2020.

Drake ishte artisti më i njohur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Blinding Lights” nga The Weeknd është kënga më e dëgjuar ndërsa albumi më i luajtur ishte “Divinely Uninspired To A Hellish Extent” nga Lewis Capaldi ishte albumi kryesor.

Albumi i dytë i yllit Porto Rikan, YHLQMDLG shënoi 3.3 miliardë transmetime, pasuar nga “After Hours” i The Weeknd  dhe “Hollywood’s Bleeding” nga Post Malone.

“Fine Line” i Harry Styles dhe “Future Nostalgjia” e Dua Lipës zunë vendin e katërt dhe të pestë.

Edhe kësaj here, Dua Lipa ka bërë krenarë shqiptarët duke u renditur në artistët më të dëgjuar në mbarë botën dhe suksesi i saj vjen në rritje nga dita në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832