INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Myshit Vorpsi për IN NEWS: Për 3 vjet asnjë dosje e shqyrtuar nga Agjencia e Kthimit të Pronave [VIDEO]

Myshit Vorpsi për IN NEWS: Për 3 vjet asnjë dosje e shqyrtuar nga Agjencia e Kthimit të Pronave [VIDEO]

Publikuar më: 16:33 14-10-2018

Në 3 vite asnjë dosje e pronarëve nuk është marrë shqyrtim nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Denoncimi vjen nga shoqata Pronësi me Drejtësi për mikrofonin e In News.

Myshit Vorpsi thotë se qëllimi i qeverisë ka qenë zvarritja e vlerësimit të dosjeve, pasi marrja e vendimeve për ish pronarët është barrë financiare për buxhetin e shtetit.

Duke ju referuar ligjit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka më pak se 3 muaj kohë për të shqyrtuar mbi 10 mijë dosje që presin të merren në shqyrtim, e ky afat sipas Myrshit Vorpsit është e përcaktuar në ligj.

Shanset janë thjeshtë të pamundura, që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave t’i japë zgjidhje në kaq pak kohë një numri kaq të madh dosjesh, kur deri më sot nuk ka qoftë edhe një vendimmarrje.

Pronat prej 3 dekadash janë molla e sherrit, e që ka shkaktuar shumë plagë në shoqërinë shqiptare.

Tashmë pronarët po presin edhe nga Gjykata e Strasburgut, e cila pritet të marrë vendimin për 111 cështjet që ka në shqyrtim. nëse ata marrin një dritë jeshile në Gjykatën Europiane të të Drejtave të njeriut, shpresa për ish pronarët mund të kthehet sërish.

Ndiqni më poshtë intervistën dhënë për IN NEWS:

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553