INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzeu më i vjetër në Brazil përfshihet nga flakët

Muzeu më i vjetër në Brazil përfshihet nga flakët

Publikuar më: 09:33 03-09-2018

Një zjarr i madh shkatërroi Muzeun Kombëtar të Rio de Janeiro, institucionin më të vjetër shkencor në Brazil.  Zjarri filloi të dielën rreth orës 7:30 me orën lokale (ora 10.30 GMT), ndërsa muzeu ishte i mbyllur për publikun. "Sot është një ditë tragjike për Brazilin, dyqind vjet punë, kërkime dhe njohuri kanë humbur", tha presidenti Mishel Temer në një njoftim për shtyp. Imazhet ajrore tregojnë ndërtesën madhështore, të vendosur në pjesën veriore të Rio de Janeiro, të shkatërruar nga flakë të mëdha, pavarësisht nga ndërhyrja e zjarrfikësve. I krijuar nga Mbreti Gjon VI dhe inauguruar në 1818, Muzeu Kombëtar është një prej muzeve më të vjetra dhe më të rëndësishme në Brazil dhe ka mbi 20 milionë vepra arti me vlerë.

muzeu_nga_afer.jpgShumica e materialeve, duke përfshirë fosile, vepra arti dhe dokumente, besohet se janë shkatërruar. Zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakën. Asnjë lëndim nuk është raportuar. Muzeu, i cili dikur shërbeu si vendbanim për familjen mbretërore portugeze, festoi 200 vjetorin e këtij viti. Zjarri "është një tragjedi për kulturën", tha drejtori i një muze tjetër brazilian, Muzeu Historik Kombëtar, Paulo Knauss.

muzeu_2.jpg

muzeu_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488