INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzetë- bunkerë të Shqipërisë, transformim i guximshëm i historisë së errët [FOTO/VIDEO]

Muzetë- bunkerë të Shqipërisë, transformim i guximshëm i historisë së errët [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:57 10-10-2017

Të mbushur me një të kaluar të izoluar dhe një të ardhme të rinovuar, bukerët komunistë të Shqipërisë  nisin sot një jetë të re si muze, kafene edhe më shumë. 

Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë të shpërndarë anembanë Shqipërisë është kthyer  një çështje debati.

Raporti i tyre varion nga 175.000 deri në 750.00 të tillë.

Këto Kabina në formë kërpudhe, (të quajtura kërpudha betoni), u ndërtuan bazuar në sekretin e Luftës së Ftohtë, në vitet 1970 dhe 1980.

Kjo ishte atëherë.

 Ndërsa sot, tre dekada pas largimit të diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili sundoi nga viti 1944 deri në vitin 1985, bunkerët shihen nga qytetarët thjeshtë si kujtesë  e dhimbshme e një të shkuare të vështirë.

Megjithatë, shqiptarët si të shkathët nga natyra, po e ndërrojnë skenarin duke u dhënë këtyre objekteve pamje dhe kuptim të ri. Ata po i kthejnë ato në restorante, bare, kafene madje edhe muzeume.

Nga lart bunkerët duken si shkronja braille të shpërndara nëpër pikat e peisazhit në çdo cep të vendit, përkatësisht 2.2 bunkerë për milje katrorë.

“Numri i madh i bunkerëve tregon se si ishte militarizuar Shqipëria gjatë sundimit të Hoxhës”, thotë Vjeran Pavlaković, profesor i Studimeve Kulturore në Universitetin Kroat të Rijekës. Ai u shpreh se regjimi i atëhershëm, në vend që të investonte në arsim dhe zhvillimin ekononim, i izoloi ato.

Megjithatë, Shqipëria postkomuniste është treguar e gatshme për të përqafuar ndërhyrje të guximshme në këto bunkerë dhe duke ruajtur trashëgiminë kulutore.

Shembuj të tillë mund të gjenden në të gjithë vendin.

Në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Golem janë vetëm disa qytete ku bunkerët janë kthyer në qendra tatuazhesh, fast-food-e apo dhoma hoteli në breg të detit.

projbar.jpg

Bunkerët-vende-për-mbijetesë-por-edhe-për.jpg

 

albania-polit-tourism-between-coves-and-concrete-beach-bunkers-albania-beach-bunkers-tourism-positive-image-eu.jpg

bunker-albania-15.ngsversion.1507573340223.adapt.676.1.jpg

 

bunker-albania-09.ngsversion.1507579880039.adapt.676.1.jpg

bunker-albania-07.ngsversion.1507572010729.adapt.676.1.jpg

bunker-albania-12.ngsversion.1507572673298.adapt.676.1.jpg

bunker-albania-04.ngsversion.1507571837838.adapt.676.1.jpg

 

bunker-albania-03.ngsversion.1507579885744.adapt.676.1.jpg

Në Tiranë, Bunk’Art, bunkeri i Enver Hoxhës mblodhi më shumë sesa 70.000 vizitorë gjatë dy muajve të parë që pas hapjes në vitin 2014.

bunker-albania-06.ngsversion.1507571904981.adapt.676.1.jpg

Hapësira ekspozuese, e cila përfshin dhomën e Hoxhës, shfaq qartë  jetën e përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit." Rreth  20 minuta larg me makinë, në qendër të qytetit, Bunk'Art 2 u hap në vitin 2016.

9d88c773-447d-465a-a8a1-16de64cb84ea---0-.jpg

kupola-e-bunk-art-2.jpg

"Bunk'Art 1 dhe Bunk'Art janë vende të kujtesës ku shqiptarët dhe turistët mund të fshijnë sekretet e një regjimi dhe të ringjallin të kaluarën dhe vuajtjen e një populli", thotë Carlo Bollino, kurator i përgjithshëm i Bunk'Art.

"Të transformohet si një atraksion turistik, është gjithashtu një mënyrë për të kompensuar vendin sa i përket kostos monetare e politike", shkruan Alex Crevar për National Geographic.

Article Logic
Execution time: 0.0039231777191162