INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Murgeshat vjedhin paratë e fondeve dhe i luajnë në kazinotë e Las Vegas

Murgeshat vjedhin paratë e fondeve dhe i luajnë në kazinotë e Las Vegas

Publikuar më: 13:14 12-12-2018

Loja e kazinove duket se tërheq edhe njerëzit e besimeve fetare.

Një gjë e tillë ka ndodhur me dy murgesha katolike në Los Anxhelos. Të dyja mike të apasionuara pas lojrave të fatit kanë pranuar se për të paktën 10 vite kanë marrë para nga shkolla ku punonin dhe i kanë luajtur në kazinotë e Nevadës në Las vegas.

Dy murgeshat quhen Maty Kreuper e cila ka 29 vite që punon në shkollën katolike të Shën James dhe Lana Chang e cila po ashtu ka punuar në të njëjtin vend.

Të dyja merrnin paratë që shkonin për bamirësi në shkollë. Dhe mungesa e parave u vu re gjatë një kontrolli të financave. Kisha bëri me dije se ishin dy motrat autore dhe se kishin kërkuar falje për veprimet e tyre.

Policia ka marrë tashmë në dorë cështjen.

Article Logic
Execution time: 0.004094123840332