INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund të mos e keni vënë re, por ky është GABIMI që çiftet e lumtura janë më të prirur të bëjnë

Mund të mos e keni vënë re, por ky është GABIMI që çiftet e lumtura janë më të prirur të bëjnë

Publikuar më: 23:21 21-12-2018

Të jesh në marrëdhënie dashurie do të thotë se e njihni shumë mirë partnerin/partneren tuaj brenda dhe jashtë. Por një studim i ri tregon se edhe çiftet më të përkushtuar mund ta keqinterpretojnë emocionet e njëri-tjetrit në situata të caktuara. Në fakt, sa më të lumtur të jeni, aq më shumë ka të ngjarë që ta kuptoni personin e zemrën në mënyrën e gabuar.

Studimi u fokusua në dy lloje të mekanizmave emocional që nuk janë shumë të dukshme: Tendenca për të fshehur emocionet e dikujt prapa një të mimike të qetë dhe aftësinë për të ndryshuar perspektivën e dikujt për të parë anën e mirë në një situatë të keqe.

Studiuesit dalluan një prirje interesante. Në përgjithësi, njerëzit priren të nënvlerësojnë shkallën, në të cilën partnerët e tyre fshehin emocionet. Dhe njerëzit të cilët raportuan cilësi më të lartë të marrëdhënies, janë të prirur të mbivlerësojnë aftësitë e partnerëve të tyre “për të shikuar anën e mirë” të një situate të keqe.

“Njerëzit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje shenjave të caktuara të emocioneve që partneri i tyre mund të jetë duke shprehur dhe të bëjnë një përpjekje për të qenë më të mprehtë, për të kuptuar nëse ai ose ajo është duke fshehur diçka”.

Një çift duhet të punojë për të mos shtypur emocionet e njëri-tjetrit, pasi kjo gjë shkatërron edhe marrëdhëniet më afatgjata.

Studimi gjithashtu zbuloi se femrat priren të mbivlerësojnë aftësinë e partnerëve të tyre për të parë anën e ndritshme më shumë se meshkujt.

Article Logic
Execution time: 0.0031588077545166