INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund të jetë MILIONER, por kjo qenka ëndrra në sirtar e Fatmir Hysenbelliut! Edhe ju këtë ëndërr keni? [FOTO]

Mund të jetë MILIONER, por kjo qenka ëndrra në sirtar e Fatmir Hysenbelliut! Edhe ju këtë ëndërr keni? [FOTO]

Publikuar më: 22:49 27-06-2018

Fatmir Hysenbelliu është shndërruar në një prej meshkujve beqarë më të lakmuar të Tiranës dhe jo vetëm. Herë pas here nuk nguron të ndajë me miqtë dhe ndjekësit jetën luksoze që bën nëpër botë, por as gëzimet e veçanta. Ai ndan foto me ndjekësit herë pas here dhe femra të bukura nuk ngurojnë t’i komentojnë. Mirëpo së fundmi ka treguar ëndrrën që ai ka dhe nuk qenka as më shumë dhe as me pak se sa të bëhet president.

Përse jo, tha Fatjoni duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar teksa ishte i ftuar në Top Arena, e më tej sqaroi se : “Që të bëhesh president, për mua nuk do të thotë të jesh pjesë e politikës. Sot, mund të lindësh nga sporti apo çdo fushë e të bëhesh president. S’është e thënë që ai që duhet të bëhet president, të jetë patjetër pjesë e politikës”, – shprehet ai. Po si e sheh figurën e presidentit. Cfarë duhet të ketë sipas tij një kryetar shteti. Logjika e Onit është e thjeshtë: “Një president duhet ta dojë vendin më shumë se shtëpinë e vet dhe unë jam nga ata persona që për dashurinë e këtij vendi, do të lija gjithçka”.

dma.png

Article Logic
Execution time: 0.0024170875549316