INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund t’i keni parë të gjitha, por këtë kërcim të Elitës me veshje popullore me vjehrrin e saj se keni parë! [VIDEO]

Mund t’i keni parë të gjitha, por këtë kërcim të Elitës me veshje popullore me vjehrrin e saj se keni parë! [VIDEO]

Publikuar më: 09:16 23-09-2018

Mbrëmjen e së premtes është zhvilluar dasma e dy emrave shumë të njohur të shoëbizzit, Elita Rudi dhe Gjiko. Edhe pse çifti kërkoi që në dasmë të kishte sa më pak njerëz të medias, duket se nuk kanë vonuar as disa minuta që fotot dhe videot e tyre të bëheshin virale, pikërisht në sajë të postimeve të miqve të tyre. Elita ka shkëlqyer me fustanin e saj të bardhë, ndërsa për Gjikon kostumi duket tejet serioz.

Ata janë parë dy kërcyer të gjitha rrymat, nga Bugati, kënga më e fundit e Gjikos, dhe deri te vallet me motive popullore shqiptare.

Por dasma nuk ka përfunduar, pasi festa vijon në shtëpinë e dhëndrit! Të afërmit e Gjikos, kanë zbuluar përmes një video në “Instagram”, se nusja e re është veshur me kostumin tradicional popullor të krahinës së tyre.

Elita shfaqet në videon 15-sekondëshe, duke kërcyer muzikë popullore me të atin e Gjikos, në pragun e derës. Ndërsa familjarët e tjerë, i duartrokasin!

gjikoelita from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895