INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mu mbushën sytë me lot”, Ardit Gjebrea tregon këngën e tij të preferuar te “Kënga Magjike” [FOTO]

“Mu mbushën sytë me lot”, Ardit Gjebrea tregon këngën e tij të preferuar te “Kënga Magjike” [FOTO]

Publikuar më: 19:57 10-12-2017

Edicioni i 19-të i “Kënga Magjike” u mbyll mbrëmjen e kaluar me fitoren e Anxhela Peristerit me këngën “E çmendur”. E siç ndodh gjithmonë, pas spektaklit, zbulohen “të palarat”. Si asnjëherë më parë, moderatori i njohur, Ardit Gjebrea teksa kishte ftuar finalistët te emisioni i tij “E diela shqiptare”, nuk ka duruar dhe ka treguar këngën e tij të preferuar të këtij edicioni.
"Kënga ime e preferuar është kënga jote. Sa herë e dëgjoj më mbushen sytë me lot", i tha Arditi këngëtares Egzona Ademi.
Gjebrea u shpreh se në prapaskenë ishte shumë i emocionuar kur Egzona ishte duke kënduar, por nuk e shfaqi veten pasi të gjithë do mendonin se ai po favorizonte Egzonën.
"Fakti që kënga ime është e preferuara juaj për mua do të thotë gjithçka", u shpreh Egzona shumë e lumtur.

shttis.png

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541