INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mrekullia në qelinë nr. 7', filmi që i ka prekur të gjithë, aktori kryesor 'MEMO' flet për suksesin e tij [FOTO]

'Mrekullia në qelinë nr. 7', filmi që i ka prekur të gjithë, aktori kryesor 'MEMO' flet për suksesin e tij [FOTO]

Publikuar më: 22:30 02-04-2020

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në ” Netflix”.

Në këto ditë qëndrimi të izoluar, njerëzit kanë zgjedhur të shohin këtë film dramatik, i cili i ka bërë të gjithë të qajnë.

Filmi trajton historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij, të cilët bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë.

Në film aktori dënohet me varje, për një krim që nuk e kishte kryer.

Mënyra si trajtohet ngjarja i ka prekur të gjithë dhe filma ka arritur shikueshmëri shumë të lartë.

Aktori kryesor i filmit, Aras Bulut İynemli ka folur për suksesin e tij dhe nuk harron t’u thotë të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë Nr.7” filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, shkruan ai.

20200402_205949-754x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271