INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MPJ përgënjeshtron mediet serbe: Kosova nuk harton ‘lista të zeza’, Serbia po

MPJ përgënjeshtron mediet serbe: Kosova nuk harton ‘lista të zeza’, Serbia po

Publikuar më: 16:45 25-11-2018

Ministria e Jashtme e Kosovës ka përgënjeshtruar raportimet e medieve serbe për të ashtuquajturën “Listë të Zezë” e cila sipas tyre ndalonte hyrjen apo vizitat e zyrtarëve më të lartë serbë në territorin e Republikës së Kosovës. MPJ reagoi duke sqaruar se Prishtina nuk e ka praktikë hartimin e listave të zeza.  Me anë të një komunikate për shtyp ministria shprehu keqardhje të thellë që mediet në shtetin fqinj “edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme,që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet themelore të profesionit që tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale.  Ministria e Jashtme thotë se ndryshe nga praktikat e hartimit të ‘Listave të Zeza’ dhe ‘personave të padëshiruar’ nga shteti fqinj, institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektove.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328