INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik tha se NUK janë ribashkuar, Loredana REAGON e nevrikosur! Para se ta fshijë FOTON e shihni këtu!

Mozzik tha se NUK janë ribashkuar, Loredana REAGON e nevrikosur! Para se ta fshijë FOTON e shihni këtu!

Publikuar më: 22:25 08-01-2021

Pak ditë më parë, reperi i njohur Mozzik deklaroi se ai dhe Loredana nuk janë ribashkuar. Mozzik tha se takohen shpesh, ama për hir të vajzës.

“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka wow. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, tha ai për Prive.

 -640-0-5ff8d39515ee8.jpg

Së fundmi, Loredana ka publikuar në rrjete sociale pjesën e katërt të dokumentarit. Ajo dhe reperi shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe fansat kanë nisur të dyshojnë në fjalët e tij. Për më tepër, Loredana ka publikuar në Instastory një foto krah Mozzikut, të cilën e ka shoqëruar me një emoji të zemëruar.

 -640-0-5ff8d404a9d83.png

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723