INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mourinho tregon të vërtetën për Zidane dhe impenjimin e lojtarëve

Mourinho tregon të vërtetën për Zidane dhe impenjimin e lojtarëve

Publikuar më: 19:37 01-10-2018

Jose Mourinho ka refuzuar të mohojë pretendimet se ka mbajtur një bisedë telefonike me Zinedine Zidane. “Sun Sport” zbuloi këtë mëngjes se si Zidane e kishte telefonuar trajnerin e Manchester United për ta siguruar atë se ai nuk po punon pas krahëve të tij për të marrë rolin e portugezit.

Mourinho, i cili duket se është zhgënjyer nga Paul Pogba përsëri në stërvitjen e sotme, u pyet për këtë temë në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së nesërme të Ligës së Kampionëve me Valencia-n. Ai me shaka u përpoq për të rrëzuar këto sugjerime, por në mënyrë vendimtare refuzoi të mohonte se një bisedë kishte ndodhur mes dy palëve. Mourinho është nën presion të madh në “Old Trafford”, me klubin që ka patur fillimin më të keq në histori në Premier League pas humbjes 3-1 në West Ham.

"Nëse dikush i thotë atyre 'unë isha futbollist dhe nuk dhashë më të mirën' atëherë unë ndryshoj mendimin tim. Derisa dikush që ishte një lojtar i madh profesionist thotë se ai ishte një lojtar i pandershëm, unë gjithmonë do të besoj lojtarët. Besoj se lojtari është një njeri i ndershëm”, shtoi portugezi në lidhje me situatën se disa lojtarë nuk impenjohen. Mourinho u pyet më pas nëse ai ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij te “Old Trafford”, thjesht duke u përgjigjur: "Unë nuk mendoj kështu". Ndërsa refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse kishte folur me zëvendëskryetarin ekzekutiv Ed Woodward për të ardhmen e tij duke shtuar: "Kjo është një çështje private, unë nuk do t'i përgjigjem”

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441