INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motra e Fildesit kërkon kujdestarinë e fëmijëve, babai refuzon

Motra e Fildesit kërkon kujdestarinë e fëmijëve, babai refuzon

Publikuar më: 13:44 13-10-2017

Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi, Amelia, ka kërkuar të marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të gjyqtares.  Kërkesa e Amelia Hafizi Asllanajt është paraqitur zyrtarisht në Gjykatën Civile të Tiranës, ndërsa për t’u njohur me kërkesën është thirrur edhe babai i fëmijëve Fadil Kasemi.

Mësohet se ai e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke thënë se fëmijët nuk kanë pse të shkojnë te tezja kur mund të rrinë me të afërmit e tij.

Fildes Hafizi u vra rreth një muaj më parë nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijët. Ata aktualisht jetojnë me gjyshërit, por siç kanë deklaruar janë në gjendje të rënduar ekonomike.

Në seancë pranë gjykatës për tu njohur me kërkesën është thirrur dhe babai biologjik i fëmijëve, Fadil Kasemi. Ai ka refuzuar që ata t’i dorëzohen tezes. “Fëmijët s’kanë pse shkojnë tek tezja kur mund të rriten pranë të afërmve të mij”,- mësohet të ketë thënë ai në gjyq.

Article Logic
Execution time: 0.0031769275665283