INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motivi i ndarjes së Brangelina? Jennifer Aniston e lumtur me bashkëshortin e saj [FOTO]

Motivi i ndarjes së Brangelina? Jennifer Aniston e lumtur me bashkëshortin e saj [FOTO]

Publikuar më: 15:49 25-09-2016

Jennifer Aniston është përfolur si një nga shkaqet e ndarjes së çiftit të famshëm Brad Pitt dhe Angeline Jolie, pavarësisht se ajo dhe Brad janë ndarë që më shumë se një dekadë. Aktorja e serialit Friends është parë për herë të parë që nga ndarja shokuese e “Brangelina”. Aniston duket sikur nuk i intereson fare se çfarë po ndodh me Pitt dhe Jolie, teksa po shijonte një darkë me bashkëshortin e saj në Neë York. Më të dashuruar se kurrë, 47 vjeçarja dhe Justin Theroux janë parë të kapur dorë për dorë në momentin që dolën nga restoranti. Për më tepër ata kishin kombinuar veshjet e tyre, dhe nuk iu përgjigjen pyetjeve të shumta mbi Brangelina.

Justin është duke provokuar filmin e tij të fundit “Girl On A Train” dhe Aniston po e shoqëron atë gjatë turit. Jennifer ka qëndruar në heshtje në lidhje me ndarjen e famshme, përveç se është shprehur me njerëzit e saj të afërt se është thjesht një “karma” për Brad. 

Article Logic
Execution time: 0.0020871162414551