INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti sot. Ngrohtë, por mos harroni të merrni çadrat me vete

Moti sot. Ngrohtë, por mos harroni të merrni çadrat me vete

Publikuar më: 09:01 19-06-2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale me kthjellime. Sipas meteorologëve në mesditë do të ketë  reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive, breshër i izoluar. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri 1-15m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.2metra. Serish pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira afatshkurtër në Jug dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore. Edhe gjatë natës, shira të izoluar mbeten prezent në zona Qendrore të territorit. Ndërkohë temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin territorial prej 32 – 33°C.

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643