INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti sot edhe më keq! Ja masat…

Moti sot edhe më keq! Ja masat…

Publikuar më: 11:31 06-01-2016
Parashikmiet për motin nuk janë fare optimiste. Qarqet që mendohet se do të jenë më të rrezikuara janë Tirana, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra, Lezha, Dibra dhe Vlora dhe në intervale kohore prej 2-3 orësh, e kryesisht në orët e mesditës do të ketë rreshje intensive shiu që do të shkojnën deri në 30-40 mm. 
Drejtoria e Emergjencave Civile thekson se në gadishmëri janë dhe Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura. 
 
Veç shiut në zona mbi 800 metra mbi nivelin e detit pritet të ketë borë të dendur.
Ndaj njoftohet që çdo shtetas t`i bindet lajmërimeve të drejtuesve të pushtetit vendor dhe qëndror për të shmangur qarkullimet e panevojshme edhe prindërit të shoqërojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.
Ministria e Brendshme ka marrë masa për të tilla raste, duke ngritur Shtabet e Emergjencës në Prefektura e Bashki, për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale që të reagojnë sipas situatës.
Të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale janë porositur që të qëndrojnë në gjëndje gadishmërie.
Po kështu u është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat, që mund të shkaktohen nga moti i keq. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949