INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti këtë verë do jetë BEFASUES, shërbimet ndërkombëtare paralajmërojnë europianët se…

Moti këtë verë do jetë BEFASUES, shërbimet ndërkombëtare paralajmërojnë europianët se…

Publikuar më: 10:55 28-05-2019

Për pak ditë hyjmë zyrtarisht në stinën e verës. Po një prej shërbimeve më serioze amerikane të motit, ka publikuar parashikimin e tij të detajuar për vendet Europiane. Evropa do të jetë më e nxehtë se sa një vit më parë. Sipas “AccuWeather”, ky vit do të jetë gjithashtu edhe më i thatë. “Thatësira e madhe do të thotë dëmtimi i madh në produktet bujqësore, sepse shiu do të jetë i pakët”, ka shkruan meteorologu AccuWeather, Eric Leister. Zvicra qëndron në mes të një zone me rrezik të lartë për zjarret në pyje dhe periudhave të gjata të nxehtësisë.

“Valët e rrezikshme të nxehtësisë” ka të ngjarë të shtrihen nga Portugalia në Poloni dhe Hungari. Temperaturat mbi 38 gradë nuk do të jenë të pazakonshme. Në disa rajone, parashikohen temperatura mbi 43 gradë.
Ngrohja afatgjate gjithashtu do të rrisë ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje veçanërisht në vendet perëndimore dhe në Evropën Qendrore. Veriu i Portugalisë, Spanja veriore, rajoni Alpin në Gjermani dhe Republika Çeke janë më të rrezikuarat.
Sa i përket vendeve të Gadishullin Ballkanik ku bën pjesë dhe Shqipëria priten stuhi të forta do të “kërcënojnë” gjatë gjithë sezonit. Këto zona gjithësesi nuk do të jetë imune ndaj valëve të nxehtësisë, por vapa ekstreme do të jetë e kufizuar. Stuhitë do të kërcënojnë më shumë zonën nga Greqia në Serbi, Rumani dhe Bullgari.
Këto stuhi do të shoqërohen me goditje të shpeshta rrufeje, shira të rrebeshta dhe erëra “shkatërruese”. Stuhitë më të forta do të jenë në gjendje të prodhojnë tornado. Herë pas here, këto stuhi do të shpërthejnë më në perëndim, duke sjellë problem dhe në Itali.
Vetëm shtete skandinave mund të marrin frymë lirshëm, pasi parashikohet një verë normale.

Article Logic
Execution time: 0.0096650123596191
array(1) { ["section"]=> string(90) "moti-kete-vere-do-jete-befasues-sherbimet-nderkombetare-paralajmerojne-europianet-se-94844" }