INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq përfshin Italinë, gjendje emergjente në disa qytete

Moti i keq përfshin Italinë, gjendje emergjente në disa qytete

Publikuar më: 16:17 05-10-2018

Moti i keq ka përfshirë jugun e Italisë, ku janë shënuar edhe viktima.

Një grua me dy fëmijët e saj të shpallur të zhdukur mbrëmjen e së enjtes janë gjetur të pajetë, ndërsa metereologët parashikojnë përkeqësim të situatës në fundjavë.

Në Katania janë mbyllur të gjitha shkollat dhe është vendosur gjendja e alarmit si pasojë e erërave të forta.

Edhe në kalabri është kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës.Reshje te dendura do të ketë dhe në qendër të Italisë, të cilat do të shkaktojnë një ulje të ndjeshme të temperaturave.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824