INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq 'mbërthen' Greqinë. Një grua e vdekur dhe dy të zhdukur

Moti i keq 'mbërthen' Greqinë. Një grua e vdekur dhe dy të zhdukur

Publikuar më: 10:34 06-01-2019

Një grua e moshuar u gjet e vdekur dhe dy burra të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi stuhitë goditën një pjesë të madhe të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë të shtunën. Temperaturat në Greqinë qendrore dhe veriore kanë mbetur nën zero prej pothuajse një jave, gjatë së cilës dëbora e madhe ka ndërprerë shërbimet e transportit dhe fluturimet janë detyruar të devijohen në veri të vendit. Trupi i një gruaje 66-vjeçare u gjet në makinë. Mjeti ishte përmbysur pranë një përroi në Keratea, një rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës. Dy burra që ishin në makinë me 66-vjeçaren, nuk janë gjendur ende. "Burri i saj dhe një burrë tjetër, të cilët ishin në të njëjtën makinë, janë raportuar të humbur ", tha një zyrtar i policisë në kushte anonimiteti. Shërbimi grek i mbrojtjes civile u ka bërë thirrje autoriteteve komunale të jenë në gatishmëri pasi një vale e mëtejshme e motit të ftohtë pritet të godasë Greqinë të hënën.

Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768