INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq. Dy vajza goditen nga rrufeja

Moti i keq. Dy vajza goditen nga rrufeja

Publikuar më: 14:14 28-05-2018

Dy gra u plagosën rëndë nga rrufeja në Gjermani pasi vendi u mbërthye nga moti i keq me stuhi. Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se dy gra kanë pësuar lëndime të rënda pasi u goditën nga rrufeja në qytetin perëndimor të Bochum. Vajzat rreth të 20-ta, po ecnin në një shteg, të dielën vonë kur u goditën. Njëra prej tyre u risoll në jetë nga mjekët në vendngjarje. Gjermania perëndimore dhe qendrore u përfshinë nga stuhi të forta një ditë më parë. Stuhitë shkaktuan përmbytje të mëdha në rrugë dhe banesa. Zjarrfikësit shpëtuan dy gra që ishin bllokuar në makinën e tyre pas një rrëshqitje dheu. Dhjetëra fluturime u anuluan në Aeroportin e Frankfurtit, për shkak të stuhive.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166