INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motrat Kardashian mbyllin biznesin! Ja kush është arsyeja

Motrat Kardashian mbyllin biznesin! Ja kush është arsyeja

Publikuar më: 15:18 20-04-2018

Ka qenë Kim Kardashian që e ka bërë të ditur lajmin në aplikacionin e saj duke shpjeguar edhe arsyen ë këtij vendimi.

“Ne e kemi dashur shumë DASH, por në vitet e fundit jemi marrë me punët tona individuale. Kemi qenë shumë të zëna me drejtimin e markave tona por edhe si nëna në përkushtimin tonë kundrejt familjes. Mendoj që e ndjejmë me zemër që është koha për të ecur përpara. Ne e duam Dash Dolls- in tonë dhe jemi shumë mirënjohës të gjithë punonjësve për kujtimet e paharrueshme. Ne nuk mund t’ia dilnim dot pa ju. Faleminderit të gjithëve!” – ka përfunduar Kim.

Dyqani origjinal i veshjeve të DASH-it u hap në Calabasas të Kalifornisë në vitin 2006 e më pas në West Hollywood e të vijonte zgjerimin në Miami dhe New York. Dyqani i New York i mbylli dyert e tij që në dhjetor të 2016-tës. Në një episod të vitit 2017-të të “Keeping Up With the Kardashians” Kourtney, Kim dhe Khloe diskutuan se çfarë do të bënin me dy dyqanet e mbetura të DASH.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602