INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë Getoari me këtë DETAJ sapo na tregoi që motrat Vjollca nuk janë vetëm në pushime, por është edhe Krenar Çoçaj? [VIDEO]

Mos vallë Getoari me këtë DETAJ sapo na tregoi që motrat Vjollca nuk janë vetëm në pushime, por është edhe Krenar Çoçaj? [VIDEO]

Publikuar më: 19:16 19-02-2019

Dy moderatoret simpatike, Marina dhe Luana Vjollca, kanë treguar se kanë një lidhje shumë të ngushtë me familjen, në veçanti me dy motrat e tjera. I kemi parë shpesh të kalojnë pushimet pranë tyre dhe as këtë vit nuk mund të mungonte ky ritual. Moderatoret së bashku me motrën e madhe, Lirën dhe partnerin e Marinës, Getoarin, po shijojnë pushimet në Austri. Ata kanë zgjedhur një nga vendet më të bukura malore dhe duken shumë të lumtur larg stresit dhe punëve të përditshme.

Ghetto Geasy ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke bërë ski dhe një person tjetër po e filmon nga pas. Në një moment shihet hija e këtij personit dhe po ta shihni me vëmendje duket si mashkull. Mos vallë është partneri i Luanës, Krenari? Ky i fundit shoqëroi këngëtaren dhe moderatoren në koncertin e saj në Zvicër dhe ndoshta po e shoqëron edhe në këto pushime në Austri.

View this post on Instagram

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365