INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mos u mashtroni nga pamja e jashtme'', këto lloj ushqimesh nuk janë të shëndetshme për fëmijët

''Mos u mashtroni nga pamja e jashtme'', këto lloj ushqimesh nuk janë të shëndetshme për fëmijët

Publikuar më: 10:01 04-09-2018

Siç e dini teprimi i ushqimeve jo të shumë të shëndetshme për organizmin e njeriut shkakton një sërë problemesh në sistemin imunitarë dhe në parametrat e përgjithshme të trupit, duke filluar që tek mbipesha ose tek mungesa e kilogramëve.

Fëmijët janë qënje të brishta dhe kanë nevojë të ushqehen sa më shëndetshëm në të kundërt, trupi i trupi i tyre nuk funksionon siç duhet, prandaj më poshtë do të shikoni të listuara disa ushqime të cilat nuk janë shumë të shëndeshme për fëmijët sidomos kur e kalojnë normalitetin, pavarësisht se duken shumë të shëndetshme.

Lëngun e frutave
Lëngjet janë të popullarizuara në mesin e fëmijëve të moshave të ndryshme. Por a e dini se një gotë me lëng përmban 5-6 lugë sheqer? Sheqeri menjëherë absorbohet dhe kjo është diçka shumë e keqe për organizmin e tyre. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të hahen fruta në vend të lëngjeve. Falë fibrave në fruta, lëngu absorbohet gradualisht.
Kosi i frutave
Në mënyrë që të zgjidhni një kos të shëndetshëm, ju duhet të lexoni përbërësit. Së pari, mos blini produktet më të rrezikshme të kosit që nuk ruhen në frigorifer, por në rafte të hapura. Së dyti, blini kos natyral në vend atyre të ëmblave. Kosat me fruta përmbajnë shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që i çon në fëmijët në mbipeshë dhe rrit rrezikun ndaj diabetit.

Rrushi
Rrushi përmban vitamina dhe minerale që fëmijët kanë nevojë. Por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet të lejohen për ti ngrënë: Kokrrat e rrushit janë të mëdha dhe një fëmijë mund të mbytet shumë lehtë. Rrushi është shumë i vështirë për tu tretur nga fëmijët, prandaj zëvendësojeni atë me një banane më mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938