INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u gënjeni nga qielli! Zbuloni si do jetë moti nesër, ka surpriza...

Mos u gënjeni nga qielli! Zbuloni si do jetë moti nesër, ka surpriza...

Publikuar më: 20:00 21-05-2018

Dita e martë pritet të karakterizohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë. Nuk përjashtohen as reshjet e shiut në zonat malore. Gjatë mesditës dhe në orët e para të pasdites, vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo situatë pritet të jetë prezente deri në mbrëmje. Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 29 – 30°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032498836517334