INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos “shaj” qeverinë, Nisma Thurje thirrje qytetarëve

Mos “shaj” qeverinë, Nisma Thurje thirrje qytetarëve

Publikuar më: 16:33 18-03-2016

 

Mos “shaj” qeverinë, Nisma Thurje thirrje qytetarëve

Nisma Thyrje” përfshihet në debatin e madh për kontrollin e portaleve online, me anë të projektligjit të propozuar nga Milena Harito. Në një shkrim të gjatë kushtuar kësaj çështjeje, Nisma Thurje thotë se kjo nismë do të mbyllë portalet, në rast se atab do të dalin kudnër qeverisë.

E njëjta qeveri është duke diskutuar në Kuvend kalimin e një ligji i cili do të detyrojë të gjitha portalet online që të heqin lajmet dhe komentet të cilat cilësohen si ofenduese qoftë edhe nga një njeri. Çdo të thotë kjo? Që nëse psh në postojme një lajm ku vlerësojmë se mbrapa ligjit për kamerat e sigurisë qëndron një aferë korruptive dhe një përpjekje e qeverisë për të shantazhuar çdo qytetar të kësaj Republike të vogël dhe Saimiri ndihet i ofenduar nga ky lajm, atëherë ne jemi të detyruar ta heqim ose portali do të mbyllet. Çdo të thotë kjo? Që çdo përmbajtje e çdo lajmi online, e çdo komenti online duhet të jetë i tillë që të kënaqë qeverinë, në të kundërt ose lajmi ose portali nuk do të mund të lexohen dot më nga qytetaret.

Me këtë nismë të qeverisë, për të kontrolluar portalet online, vendi thotë Nisma Thurje bëhet i kontrollueshëm nga qeveria dhe jo më i mirë për të jetuar. Por gjithçka duhet të ketë zgjidhje.

“Kemi dy rrugë, të rrimë indiferentë e të shohim se si na kontrollojnë çdo aspekt të jetës e na tregojnë se çfare duhet të mendojmë e të shkruajmë, kë duhet të takojmë e kë jo, ku duhet të rrimë e ku jo, ose të reagojmë për tu treguar se jemi të lodhur me politikanë që pushtetin e përdorin vetëm për të marrë më shumë pushtet e nëpërmjet tij për tu bërë akoma edhe më të pasur”.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543