INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos ndoshta Melisa sapo na konfirmoi se do të largohet nga 'Për'puthen'? Ja VDENDIMI e papritur i saj!

Mos ndoshta Melisa sapo na konfirmoi se do të largohet nga 'Për'puthen'? Ja VDENDIMI e papritur i saj!

Publikuar më: 22:30 05-02-2021

Mbrëmjen e sotme, Melisa bëri një deklaratë të papritur. Kur u pyet nga Ana se kush do të jetë djali që ajo do të ftojë në takim, Melisa tha se ka marrë një vendim që do ta komunikojë në “Përputhen Prime” dhe për këtë, ajo nuk do të zgjedhë askënd.

Me sa duket, Melisa ka marrë vendimin për t’u larguar nga “Përputhen”, pasi Ana këmbëngulte se kur do mund të kishte një përgjigje, ajo e anashkalonte duke thënë se të dielën do na njohë me vendimin.

Në fakt një presion i madh po bie mbi të ditët e fundit në rrjetet sociale, ku shumë faqe po publikojnë foto dhe video të saj, të cilat pretendojnë se ajo bashkëjeton me Andin, ish-konkurrent i “Përputhen”.

Të dielën pritet vendimi i saj, ndërse mbetet për t’u parë ç’ndodh më tej. Por ne kujtojmë se Melisa ka fshirë çdo foto nga programi dhe nga ambientetet e televizionit dhe mendohet se arsyeja është që mos t'ia mbyllin profilin siç u përfol për rastin e Teas, mirëpo ngelet thjesht dyshim.

Article Logic
Execution time: 0.0019869804382324