INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mos mi shtoni vitet kot'', revoltohet Rudina Magjistari pasi i publikuan moshën [FOTO]

''Mos mi shtoni vitet kot'', revoltohet Rudina Magjistari pasi i publikuan moshën [FOTO]

Publikuar më: 17:03 03-03-2018

Ditën e djeshme, në mediat rozë ka qarkulluar një lajm në lidhje me moshën e moderatores së famshme shqiptare, Rudina Magjistari. Në lajmin në fjalë, thuhej se ndonëse duket fare e re, Magjistari në fakt është 44-vjeçe.

Por mosha e moderatores mesa duket paska qenë e pasaktë dhe për këtë ka reaguar vetë Rudina, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka sqaruar gjithçka.

“Informacioni është i pasaktë. Mos m’i shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos e besoni Wikipedia-n për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo!”-ka shkruar me ironi moderatorja e njohur, gjithsesi pa e zbuluar moshën e saj të vërtetë.

mosharudinesrrevoltohet.png

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486