INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos merrni të gjithë kurën e antiobiotikut nëse filloni të ndiheni mirë. Ky studim shpjegon shkakun

Mos merrni të gjithë kurën e antiobiotikut nëse filloni të ndiheni mirë. Ky studim shpjegon shkakun

Publikuar më: 10:39 27-07-2017

Ekspertët thonë se mjekët duhet të ndalojnë së thënuri pacientëve t’i përfundojnë kurat e antibiotikëve.

Ata e shpjegojnë këtë me frikën se vazhdimi i një kure trajtimi pasi pacienti nis të ndihet mirë, mund të rrisë rezistencën ndaj antibiotikëve.

Këshilla e tyre vihet përballë udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  të cilët iu thonë pacientëve t’i përfundojnë kurat e antibiotikëve edhe pasi fillojnë të ndihen mirë.

Megjithatë profesore e Kolegjit Mbretëror të GP, Hellen Stokes-Lmapard tha se pacientët nuk duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre bazuar në një studim.

Raporti nga dhjetë specialistë të sëmundjeve infektive nga Oxford University dhe Brighton dhe Sussex Medical School thanë se këshilla e tanishme nuk mbështetet nga prova.

Por ekspertët e mbështesin mendimin e tyre duke siguruar se kanë dëshmi se ndalimi i antibiotikëve më herët është një mënyrë e sigurtë dhe efektive për të reduktuar përdorimin e tepruar të drogës.

Rezistenca e antibiotikëve është një krizë globale shëndetësore sepse  me përdorim të tepruar të antibiotikëve bakteret bëhen më rezistente.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285